|
|
|
Flora Brovina u lind më 30 shtator 1949 në Skenderaj. Shollën fillore dhe të mesme ajo i kreu në Prishtinë. Studimet në Fakultetin e Mjekësisë i mbaroi po në Prishtinë. (Kunati im Avni A., shoku i saj i studimeve, më tregon se Flora normalisht erdhi në Fakultet e hipur mbi një motocikletë të tipit "Vespa", diçka më shumë se e rrallë në atë kohë, shënimi i Ullmarit). Një kohë (1973-1981) punoi gazetare më të përditshmen ”Rilindja” në Prishtinë. Ka punuar edhe me redaktimin e revistave ”Kosovarja” dhe ”Teuta”. Flora Brovina ka botuar disa vëllime me poezi: ”Verma emrin tim” (1973), ”Bimë e zë” (1979), ”Luleborë” (1988), ”Mat e çmat” (1995) dhe ”Thirrje e Kosovë” (1999, në kohën kur ajo ishte në burgun e Pozharevacit në Serbi). Në vitin 1999, në një kohë kur fati i Flora Brovinës pas arrestimit ishte i panjohur, ajo mori Çmimin Tucholsky për vitin 1999 ’in absentia’ nga PEN Klubi Suedez. Fati i saj u diskutua shumë, Televizioni i Tiranës bëri një emision special me pjesëmarrjen e mikeshës së Florës Natasha Lako, u angazhuan mjaft intelektualë edhe jashtë botës shqiptare për lirimin e saj. Dhe vërtet, ajo u lirua.
|
|
|
|
|
|
|