|
|
|
Hashim Thaçi
Kryeministër i Kosovës
I lindur në Burojë te Skënderajit më 24 prill 1968, Hashim Thaçi mësoi vlerat e familjes dhe komunitetit nga prindërit e tij, Haxhiu dhe Hyra. Në fermën e babait të tij ai u mësua për disiplinën dhe shpërblimin për punët e vështira. Dhe që këtu ai filloi të vlerësojë ambientin që e rrethon.Të rritesh në mes të katër vëllezërve dhe motrave nuk është gjithnjë e lehtë. Si në shumë familje të mëdha, Hashimi e dinte se ishte e nevojshme të dallohej dhe përmes konkurrencës së natyrshme ndërmjet vëllezërve dhe motrave dhe kështu shpirti i liderit u farkëtua.Hashimi ndoqi shkollën fillore dhe të mesme në Skënderaj dhe më pas studioi në Universitetin e Prishtinës. Në Universitet, u dallua si student dhe shfaqi edhe një herë aftësitë e një lideri duke u angazhuar si student/pro-rektor nga viti 1990 deri në vitin 1991.Pasi u diplomua në Departamentin e Historisë në vitin 1993, Hashim Thaçi ka vazhduar studimet pasuniversitare për Histori dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin e Cyrihut.Duke e përjetuar nënshtrimin e popullit të Kosovës, Hashimi u rreshtua në Lëvizjen Popullore të Kosovës. Lëvizja u drejtua nga besimi i tij i thellë në shpirtin njerëzor dhe aftësinë e individëve për të përmirësuar të ardhmen e familjeve dhe vendit të tyre.Dashuria e Hashimit për lirinë dhe atdheun e frymëzoi atë për një ndërmarrje shumë më të madhe – themelimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, qëllimi i së cilës ishte t’i sillte lirinë popullit të Kosovës. Hashimi dhe UÇK-ja luftuan trimërisht për të mbrojtur Kosovën nga shtypja nën të cilën kishte vuajtur prej shumë kohësh. Aftësia udhëheqëse, trimëria dhe patriotizmi i tij u dallua edhe një herë kur ai kryesoi delegacionin shqiptar gjatë Konferencës së Rambujesë.Gjatë Luftës, në vitin 1999, Hashimi u zgjodh Kryeministër i Kosovës në Qeverinë e Përkohshme. Më pas ai u bë pjesë e Këshillit të Përkohshëm Administrativ, që ishte edhe organi më i lartë administrativ në Kosovë.Në tetor të vitit 1999 Hashim Thaçi u zgjodh President i Partisë Demokratike në Kosovës, të sapokrijuar, ku ai shpalosi vizionin e tij për një Kosovë të integruar në Evropë dhe të përkushtuar për lirinë e qytetarëve të vet. Ai u rizgjodh President në qershor të vitit 2002 dhe në tetor të vitit 2005.Hashim Thaçi është një nga liderët që më së gjati shërbeu në Ekipin e Unitetit duke u angazhuar që të qojë Kosovën e lirë dhe të pavarur në shekullin 21, si një partnere të lirë dhe të barabartë me shtetet e tjera të lira të botës.Pas fitores së Partisë Demokratike të Kosovës, në zgjedhjet e 17 nëntorit 2007, Hashim Thaçi u zgjodh Kryeministër i Kosovës më 9 janar 2008.Hashim Thaçi dhe gruaja e tij prej 10 vjetësh, Lumnija, jetojnë momentalisht në Prishtinë. Ata kanë një djalë 8 vjeçar, Endritin.
|
|
|
|
|
|
|